Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Armëpushimi nuk po respektohet/ Duhej të evakuoheshin banorët, por rusët nuk i ndalën bombardimet

15:54 / March 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ukraine 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ukraina ka hyrë në ditën e 10 të luftimeve dhe rezistencës ndaj agresionit rus, ndërsa Moska sot shpalli armëpushim dhe vendosi hapjen e korridoreve humanitare për civilët nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës për banorët e Mariupol dhe Volnovakha.

Ushtria ruse do të ndalojë të shtënat dhe do të lejojë civilët të largohen nga Mariupol dhe Volnovakha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se do të ndalojë bombardimet e saj në Ukrainë të shtunën, për të lejuar që civilët të largohen të sigurt.

“Për momentin do ndjekim këto drejtime-Mariupol, Nikolskoye, Rozovka, Bilmak, Rody, Orekhov, Zaporizhzhya. Ky është korridori i parë. Kemi në plan të transportojmë 200 mijë vetë”, tha Iryna Vereshchuk, zv/kryeministre e Ukrainës.

Por pak orë pas hyrjes në fuqi, nga Ukraina u deklarua se armëpushimi nuk po respektohej. Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit tha për BBC-së se Rusia vazhdoi të bombardonte zonën pavarësisht se u vendos armëpushim. Por ministria ruse e mbrojtjes ka një version shumë të ndryshëm të ngjarjeve. Ai thotë se “nacionalistët” ukrainas i penguan civilët të largoheshin nga qytetet, sipas agjencisë ruse të lajmeve Ria.

Ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram të premten, duke thënë se ai është ende në kryeqytetin Kiev dhe nuk ka ikur nga vendi.  “Çdo dy ditë dalin informacione se unë kam ikur, kam ikur nga Ukraina, nga Kievi, nga zyra ime. Siç mund ta shihni, unë jam këtu në vendin tim, Andriy Borisovich (Yermak) është këtu. Askush nuk ka ikur askund. Ne jemi duke punuar”, tha Zelensky.

armepushimi evakuim Lufta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

13:42 / February 7, 2026

Nga reshje ekstreme shiu në përmbytje, mijëra të evakuuar në Spanjë

22:59 / February 5, 2026

Lufta me Rusinë, Zelensky: Ukraina po forcon mbrojtjen e saj ajrore kundër dronëve me rreze të shkurtër veprimi

20:38 / January 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.