Shefi i politikave të jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell ka bërë thirrje për vëmendje të shtuar në sigurinë dhe mbrojtjen e Europës.
Borrell e inkurajoi rajonin që të shtojë fondet në mbrojtje dhe të ketë një bashkëpunim më të madh. Për të lufta në Ukrainë duhet të jetë një kambanë alarmi për kapacitetet ushtarake që zotëron blloku.
“Ne i kemi dhënë armë Ukrainës, por duke vepruar kështu, kuptuam se rezervat tona ushtarake janë varfëruar. Me rikthimin e luftës konvencionale në zemër të Evropës, ne kuptuam gjithashtu se na mungojnë aftësitë kritike të mbrojtjes, për të qenë në gjendje të mbrohemi nga një nivel më i lartë kërcënimesh në vetë kontinentin evropian”.