Armina dhe Shkëlzeni u martuan më 25 shtator, duke shënjuar eventin e vitit 2022. Pas dasmës, kishte vetëm një pyetje: “Ku e bëri çifti muajin e mjaltit”?
E rikthyer pas një puntate mungesë në “Goca dhe gra” Armina rrëfeu se në fakt nuk ka qenë një muaj mjalti i mirëfilltë, por një fundjavë, një rikthim në vendin e saj dhe të Shkëlzenit, pikërisht pranë liqenit të Komos.
“Kaluam një fundjavë, u rikthyem në atë identitetin tonë sepse kishim dhe përvjetorin në Como, me 10 miqtë tanë të ngushtë. Shumica ishin të mitë. Shkuam tek i njëjti vend, shkëmbyem betimet dhe bëmë një set fotografik që do të dalë së shpejti. Duhet të riktheheshim atje se kjo e Tiranës ishte shumë e madhe, duhej diçka më intime”, ka thënë Armina.