Aronia është fruti më i shëndetshm në botë, duke ofruar përfitime të mëdha shëndetësore më shumë se çdo frut tjetër për shëndetin e njeriut.
Fruti i Aronisë është një nga tre llojet e bimëve që prodhojnë kokrra, të familjes së bimëve të lulëzuara dhe gjendet më së shumti në moçalet dhe pyjet përgjatë bregut lindor të Amerikës së Veriut. Gjenden tri lloje të Aronias: aronia melanocarpa (e zezë), aronia arbutifolia (e kuqe) dhe aronia prunifolia (vjollcë).
Më e rëndësishmja është se Aronia përdoret për përfitime të shumta shëndetësore, prandaj është quajtur një superfrut. Frutat e vegjël e të errëta kanë bërë mjaft emër në botën e ushqimit të shëndetshëm dhe janë rritur në popullaritet gjatë dekadës së kaluar. Aronia është një thesar i elementëve minerale (Hekur, Mangan) dhe vitaminave A, C, E, B1, B2, B6, B9 si dhe vitaminë P, që është e rëndësishme për elasticitetin e enëve të gjakut.
Aronia ka tërhequr shumë interes shkencor në vitet e fundit për shkak të ngjyrës së saj të thellë ngjyrë vjollce dhe pigmentimit pothuajse të zi që del nga përmbajtja e dendur e polifenoleve.
Mbron zemrën nga sëmundjet: ndikon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Sasia relativisht e lartë e përbërësve fenolik është gjithashtu përgjegjës për një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore. Ndërkohë që po kryhen kërkime dhe rezultatet deri me tani kanë qenë mjaft premtuese.
Anti-inflamatorë: Hulumtuesit japonezë kanë gjetur gjithashtu se Aronia mund të bllokojë veprimin e COX-2, i cili është një agjent jashtëzakonisht i fuqishëm pro-inflamator. Përveç aftësive të saj për bllokimin e COX-2, Aronia gjithashtu ka treguar rezultat në uljen e acarimit të stomakut të shkaktuar nga disa ilaçe jo steroide, anti-inflamatore.
Burim anti-oksidant: Pas konsumit, Aronia ndihmon në rritjen e kapacitetit antioksidues të gjakut që mbron trupin nga stresi oksidativ.
Shëndeti i traktit urinar: Një përfitim tjetër i përfshirjes së manave të Aronisë në dietën tuaj është sepse ndihmon në mbajtjen e traktit urinar nga UTI-të (Infeksionet e Traktit Urinar). Miliona njerëz nga e gjithë bota vuajnë nga ky infeksion të shkaktuar nga Esheria Koli (lloj bakteri).
Përmirëson kujtesën, ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës.
Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe ndihmon luftën kundër baktereve dhe ftohjes.
Aronia mund të jetë shumë e dobishme në rastet e artritit, hipertensionit, inflamacionit, dhe infeksioneve të tjera.