Dhjetëra të burgosur kanë organizuar një plan për t’u arratisur nga burgu. Ata kanë hapur një tunel përmes qelive dhe e kanë përdorur atë për të braktisur burgun.
Ngjarja ka ndodhur në një burg në lindje të Paraguait, pranë kufirit me Brazilin. Mediat vendase raportojnë se janë arratisur 75 të burgosur. Lidhur me ngjarjen ka folur edhe ministri i Brendshëm i Paraguait, Euclides Acevedo, i cili akuzoi edhe zyrtarët e burgut se ishin në dijeni të planit.
“Ne zbuluam tunelin dhe besojmë se ishte një mënyrë për të fshehur mënyrën e arratisjes”, tha ai në një deklaratë. Dhjetëra nga të arratisurit i përkasin bandës më të madhe kriminale të Brazilit, Komanda e Parë e Kryeqytetit, (PPC), e cila ka mbi 30 mijë anëtarë dhe është e përfshirë në trafikun e drogës dhe të armëve.