Sot, 17 janar, do të dalin para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrësit, të arrestuarit pas arratisjes së Altin Ndocit.
Janë 8 zyrtarë të pezulluar tanimë që do të njihen me masat e sigurisë.
Kujtojmë se dje, 16 janar, në pranga u vu edhe drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, ndërsa është ‘shkrirë’ gjithë zinxhiri komandues i këtij institucioni.
