Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Arrestimet në doganën greke/ Qafë Bota e hapur për qytetarët

09:40 / July 4, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qafe bote 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në pikën kufitare të Qafë Botës, vijon sot normalisht kalimi i qytetarëve dhe automjeteve private. Megjithatë, është pezulluar përkohësisht kalimi i automjeteve që kërkojnë procedura doganore, si kamionë dhe mjete me ngarkesa tregtare.

Ky zhvillim vjen pas një operacioni të gjerë të autoriteteve greke, ku janë arrestuar 13 punonjës të doganës së Mavromatit, përfshirë edhe drejtuesin e saj. Të arrestuarit akuzohen për marrje ryshfeti dhe abuzim me detyrën, në kuadër të një skeme të dyshuar të kontrabandës dhe shmangies së kontrolleve kufitare.

Sipas mediave greke, hetimet kishin nisur prej disa muajsh dhe janë mbështetur në përgjime telefonike që dokumentojnë komunikime të komprometuara midis doganierëve dhe palëve të interesuara. Bëhet fjalë për raste ku automjete dhe rimorkio me mallra kontrabandë lejoheshin të kalonin kufirin në këmbim të pagesave të paligjshme, duke anashkaluar kontrollet rutinë.

Situata ka sjellë një ngërç të përkohshëm në qarkullimin e mallrave, ndërkohë që autoritetet greke pritet të vendosin masa të reja për të siguruar funksionimin normal të pikës doganore.

arrestime dogane Hapet pezullime qafe bote
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.