Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar të gjitha njësitet e Ushtrisë së Serbisë të jenë në gjendje gatishmërie për një intervenim të mundshëm në Kosovë.
Mediat serbe raportojnë se reagimi i tij vjen pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës që raportohet se ka arrestuar disa pjestarë serbë të policisë në Mitrovicë, Zubin Potok dhe komuna tjera në veri të vendit.
Vuçiç ka reaguar menjëherë duke ngritur ushtrinë në gjendje gatishmërie për ndonjë ndërhyrje të mundshme në Kosovë, raportojnë mediet kosovare.