Policia ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-këshilltarit të Olta Xhaçkës, Amant Josifi.
Operacioni u krye në kuadër të hetimit të përbashkët ndërmjet autoriteteve policore shqiptare dhe atyre spanjolle.
Amant Josifi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “FRIDA-REFOX”.
“Gjykata e Shkallës së Parë e La Seu de Urgell, Spanjë, me vendimin nr. 2, të datës 03.11.2022, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrime me rrethana rënduese”, “Krim kibernetik”, “Skema piramidale” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal spanjoll”, njofton policia.
Josifi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrimin me Call Center. Ai ishte pjesë e një skeme që ka shkaktuar një dëm qytetarëve prej 2.4 miliardë euro.