Prezantuesi i njohur, Turjan Hysko, ka reaguar pas arrestimit të ish-kreut të Kadatrës Durrës, Liridon Pula, pak ditë më parë, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Me një shënim në Instagram, Hysko përmend edhe kërcënimet dhe trysninë nga klanet miliardere, që, sipas tij, Pula kishte marrë, ndërsa drejtonte Kadastrën.
Hysko shkruan më tej se, Pula do ta fitojë këtë betejë me drejtësinë dhe se e drejta gjithmonë vonon, po fiton.
Postimi i plotë.
Ka vetem tre muaj qe ka marre detyren ne Durres si drejtues i Kadastres dhe qe nga dita e pare me lodhte koken duke me shpjeguar sa dosje zgjidhte ne dite, sesi cdo ankese mundohej ti pergjigjej vet, sesi kishte vene numrin e tij personal tek xhami i ankesave, sesi perballonte presionin e atyre qe kishin vite aty brenda dhe qe nje zot e di cfare masakre kane bere me pronat e Durresit! E shihja sa krenar ishte qe po i rezistonte trysnise dhe kercenimeve te klaneve miliardere, korruptive qe prej vitesh kane mbreteruar aty.
Une jam i sigurt qe ti do e fitosh kete beteje sepse pavaresisht se ky vend eshte me breke neper kembe, besoj fort qe e mira dhe e drejta vonon por fiton! Hienat nuk mund ti bejne asgje nje peshe te rondë si ty. Me i forte do dalesh nga e gjithe kjo maskarade