Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka mbajtur një miting përmbyllës në Himarë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Në një kohë kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri është në burg për blerje votash, në fjalën e tij, Dule iu drejtua me një mesazh kryeministrit Rama:
“Kam dy paralajmërime. Çdo sekondë që vazhdon ndalimi i Fredi Belerit, është në dëmin individual të tij. Të mos guxojnë të prekin votën e së dielës, se duart që do ta guxojnë do mbeten në kutitë e votimit .Shkojnë shtëpi më shtëpi, në lumin e Vlorës, në Dhërmi, në Palasë dhe thonë se Beleri nuk është kandidatë, është kryetar i bashkisë në 15 Maj. Thirrjet E qytetarëve: Fredi është këtu, të hënën kryetar”, tha Dule.