”Arrestimi i Ilir Metës nuk ishte veprim arbitrar kur ka rezistencë. Forca ka qenë në raport proporcional”, kështu tha Ilir Proda, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.
Sipas tij i takon individit të sillet në nderin e detyrës që ka mbajtur, jo t’i kërkohet policisë. Proda u pyet edhe për vrasjen e gjykatësit brenda sallës së gjyqit.
“Fatkeqësi, e kemi analizuar rolin tonë. Siguria brenda gjykatave i është dhënë disa rojeve civile, që i siguron vetë gjykata. Sigurimin fizik e bën “Illyrian Guard”. Është ngritur një grup pune, besoj se do të ndryshojë”, tha Proda. Sa i përket grupeve kriminale, Proda u shmang duke thënë se nuk ishte i përgatitur për temën.
