Ish-polici serb Dejan Pantiç, i cili u arrestuar dy ditë më parë në pikëkalimin kufitar Jarinjë në veri të Kosovës, është dënuar më 1 muaj paraburgim.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svelçka, njoftoi se ish-polici organizoi sulmin terrorist ndaj zyrtarëve të KQZ-së dhe policisë në veri të Kosovës më 6 dhjetor.
Pas arrestimit të ish-policit serb, ka pasur reagime të shumta nga serbët në veri të Kosovës, të cilët bllokuan rrugët, madje sulmuan edhe zyrtarët e EULEX.