Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohen dy persona! Nuk i binden urdhrit të policisë dhe tentojnë të largohen, policia zbulon çfarë transportonin

17:00 / April 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pol11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi organizonin dhe transportonin në mënyrë të paligjshme emigrantë.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre janë vënë në rrezik jeta e punonjësve të policisë, pasi drejtuesi i mjetit në të cilin ndodheshin emigrantët nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar duke rrezikuar seriozisht jetët e efektivëve.

Pas hetimeve policia bëri të mundur identitetin e drejtuesit të mjetit I.T, duke e vënë në pranga.

Ndërkohë që është arrestuar edhe E.T 21 vjeç ngas Kamza i cili akuzohet si organizatori i trafikut të paligjshëm të emigrantëve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 13”.

Transportonte emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte 5 emigrantë nga vendet e treta.

Pas hetimeve paraprake, identifikohet dhe vihet në pranga edhe organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër dhe   Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 13”.

Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, shërbimet e policisë në bazë të informaciove të grumbulluara, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “BMË” me drejtues shtetasin I. T., i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .

Pas disa minuta ndjekjeje  në vendin e quajtur “Kryqëzimi poshtë Kalasë” Tepelenë, shërbimet e policisë kanë kapur shtetasin I. T., i cili pasi kishte dalë nga rruga me mjet, e kishte  braktisur atë dhe  tentoi të largohej por  është vënë në pranga nga shërbimet e policisë.

Gjatë kontrollit në  brendësi të automjetit  shërbimet e policisë kanë konstatuar 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit.  

Në vijim të operacionit pas hetimeve paraprake të kryera nga  Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, është bërë i mundur identifikimi i organizatorit të këtij rasti, ku falë bashkëpunimit me komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. T, 21 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë (organizator i kësaj veprimtarie kriminale).

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celularë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

2 persona arrestohen Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.