Policia ka vënë sonte në pranga dy shtetas me banim në Tiranë. Bëhet me dije se ata po transportonin nga Bilishti drejt kryeqytetit katër shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë në kufirin shqiptar në rrugë të paligjshme.
Burimet shtojnë se trafikantët përdornin mjete me qira për të kryer transportin e klandestinëve që synojnë vendet e BE-së.
Sipas Policisë ky është një rrjet i mirëorganizuar që mendohet se është marrë me këtë veprimtari prej kohësh dhe se janë shpallur në kërkim policor edhe persona të tjerë.
Njëri nga shtetasit e ndaluar quhet E.Tarja, banues në lagjen “Ali Demi” Tiranë.