Dy vëllezër kanë dhunuar një natë më parë mjekun 70 vjecar Agron Mezexhiu, ndërkohë sot ato janë prangosur nga efektivët e Policisë Peshkopi. Mjeku kishte dalë në pension dhe kishte shprehur gatishmërinë të punonte në qytetin e Peshkopisë.
Vëllezërit A.L. e V.L, banues në Dibër kur kanë dërguar nënën e tyre në spital kanë debatuar me mjekun. Sipas tyre mjeku ishte në gjendje të dehur dhe nuk është treguar i gatshëm për të vizituar pacienten.
Mjeku fillimisht ka bërë denoncim në Polici por sot ka kërkuar ta tërheqë atë, por nuk është lejuar. Vëllezërit akuzohen për veprën penale të “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.