Dy gra, të cilat do të udhëtonin nga Kolumbia drejt Madrid, u ndaluan pasi kaluan sigurinë kur një skanim i trupit tregoi se objekte të dyshimta ishin fshehur në flokët e tyre.
Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë u shpreh se ato po tentonte të kontrabandonin kokainë në flokët e tyre “extension”.
Droga ishte e fshehur në tuba të vegjël dhe ishte ngjitur në lëkurën e kokës së të dyshuarave, poshtë zgjatimeve. Gjithsej, u gjetën rreth 2 kilogramë kokainë.