Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Pogradecit, kjo nën akuzën e armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Tushemishtit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin shtetasi E. Sh. po udhëtonte si pasagjer dhe i kanë bërë me shenjë të ndalonte.
21-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur në drejtim të lumit pistoletën që mbante në brez.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur në lumë, armën e zjarrit me 6 fishekë në karikator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shkop hekuri, një thikë dhe një celular që u gjetën në çantën e 21-vjeçarit.