Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet 21-vjeçari, iu gjetën në makinë, armë, municion, pranga dhe kapuç

10:20 / August 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kamez1 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Kryqëzimi”, pas kapjes me armë zjarri dhe sende të tjera të kundërligjshme.

I riu u ndalua te kryqëzimi i Valiasit, ndërsa lëvizte me një automjet tip “Audi”. Gjatë kontrollit në mjet dhe banesë, atij iu gjetën një pushkë me municion, një thikë, pranga dhe një kapuç për maskim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi Gerald Qordja.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme, si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, kundër armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.

Arrestohet te kryqëzimi i Valiasit, një 21-vjeçar që posedonte armë zjarri me municion, armë të ftohtë, pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim.

Sekuestrohen sendet e kundërligjshme.

Në vijim të punës intensive, për identifikimin e shtetasve që posedojnë armë dhe cenojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin “Kryqëzimi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi G. Q., 21 vjeç, banues në Babrru.

Ai u ndalua nga shërbimet e Policisë, teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”, te kryqëzimi i Valiasit.

Në vijim të veprimeve procedurale u kryen kontrolle në automjetin dhe në banesën e 21-vjeçarit, ku u gjetën 1 armë zjarri pushkë me municion, 1 armë e ftohtë (thikë), pranga si të Policisë dhe 1 kapuç për maskim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

arme arrest kapuc Makine municione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.