Policia e shtetit bën të ditur se ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga Shkodra i shpallur në kërkim shtatorin e 2018-tës si pjesë e grupit kriminal Bajri.
Nelson Hysa, është arrestuar në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ku kishte marrë një apartament me qira. Ai është vënë në pranga në kuadër të operacionit “OAZ”.
Mbi të rëndojnë një sërë akuzash si “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.
NJOFTIMI I PLOTE
Vijon operacioni “OAZ” .
Në vijin të operacionit “OAZ”, në funksion të procedimit penal nisur gjatë vitit 2018, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër , mëngjesin e sotëm u bë ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurise “Arrest ne Burg” për shtetasin:
• N. H., 35 vjeç , lindur dhe banues në Shkodër, ishte person i shpallur në kërkim në shtator 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.
Ai u kap në një banesë të marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Njësia Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Njësia Hetimore Qendrore për të lokalizuar vendndodhjen e personit të shpallur në kërkim ka bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër.
Gjatë veprimeve proceduriale u sekuestrua nje automjet “BMW Seria 3”.
Materialet proceduriale shtesë iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.