Operacioni ‘Last Trip’ në Rinas ka vënë në pranga një 35-vjeçar i cili ka pajisur një familje shqiptare me pasaporta false. Neard Myftari në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kundrejt shumës rreth 25.000 euro dyshohet se ka pajisur me pasaporta të falsifikuara spanjolle çiftin K. M dhe S. A, dhe dy fëmijët e tyre të mitur me qëllim udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë. Çifti shqiptar ka tentuar dy herë të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit por si rezultat i forcimit të masave të kontrollit në këtë aeroport nuk kanë mundur dot të largohen. Policia arrestoi Myftarin pasi akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”. Policia po punon për të gjetur bashkëpunëtoret e tjerë të Myftarit në këtë trafik të paligjshëm emigrantës
Add A Comment