Leo Mesi po kalon një moment fantastik në karrierën e tij ku në javët e fundit është bërë protagonist me golat e shënuar, por tashmë një njollë jo e vogël ka rënë në familjen e tij.
Babai i futbollistit, Jorge Mesi ka aksidentuar me makinë një 24-vjeçar, duke përfunduar në polici. Ngjarja ka ndodhur në Argjentinë, në qytetin e Rosarios aty ku babai i futbollistit ka aksidentuar 24-vjeçarin i cili ecte me një biçikletë.
Pas përplasjes, i riu ka mbetur pa ndjenja dhe është shoqëruar për në spital, aty ku ka marrë ndihmën e parë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, babai i futbollistit është ndaluar nga policia dhe ka përfunduar në rajon, aty ku i është marrë dëshmia. Duke parë edhe plagosjen e lehtë të çiklistit, Jorge është lënë i lirë dhe policia do të punojë për të zbardhur të plotë ngjarjen e më pas për të dhënë vendimin ku [pritet një gjobë për babain e futbollistit.