Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet “Duçja”, pasi me vëllanë deputet të PD-së goditën shoferin e kamionit

11:12 / May 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1746345916xscreenshot 16 263
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Devollit ka vënë në pranga vëllanë e deputetit të PD, Bledion Nallbati për incidentin e mbrëmjes së kaluar në rrethrrotullimin e Bilishtit.

Alti Nallbati, i njohur ndryshe me nofkën “Duçja”, së bashku me vëllanë e tij, kandidat në listën e sigurt të PD për qarkun e Korçës, kanë goditur me grushte shoferin e një kamioni.

Në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit, Alti Nallbati ka ndaluar automjetin me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor.

Më pas, ai ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me drejtuesin e kamionit, dhe më pas tentoi ta zbresë me forcë nga mjeti shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik.

Në këtë konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij Bledioni ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar ta godasë shoferin.

Nga deklarimet e dhëna në polici, dy vëllezërit Nallbati kanë deklaruar se konflikti ka nisur pasi drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe ka rrezikuar t’i aksidentojë.

Bledion Nallbati devoll kamion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.