Policia ka arrestuar minorenin që tentoi të vidhte lekët nga arka e kishës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zvirinë të bashkisë Maliq.
Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të kishës teksa tentonte të largohej.
Në xhep i është gjetur një sasi e vogël lekësh, ndërsa policia vijon me hetimet e mëtejshme.