Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria për vrasje. Ai u kap në zonën e Val di Non, teksa ishte në makinë me tre bashkëkombës.
Policia italiane kishte ndaluar një makinë për kontroll, ku vunë re se një nga pasagjerët ishte nervoz dhe kjo ngriti dyshimet. Policia më pas zbuloi se personi në fjalë ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.