Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohet në Kosovë “Baroni i Drogës”, Gëzim Çela

19:15 / December 8, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gezim Cela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është arrestuar në Kosovë Gëzim Çela, i shpallur në kërkim nga SPAK në vijim të operacionit të ekzekutuar në muajin gusht të koduar “Flakë në Det” ku u godit një tentativë e trafikimit të drogës me varkë velierë nga lugina e Patokut në drejtim të Italisë.

Gëzim Çela njihet ndryshe me nofkën “Baroni i drogës”, teksa që prej vitit 2015 ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Gjatë hetimit të asaj periudhe, Çelën shfaqet si organizator dhe financues i një grupi kriminal, që kryente trafikun e heroinës dhe hashashit në Kosovë, Greqi dhe në Itali.

Çela, rezulton i dënuar me 20 vite burgim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, por që nga viti 2015, policia nuk ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë, megjithëse ka pasur mjaft informacione se ai qëndron i lirë në zonën e lagunës së Patokut.

Çela ka vijuar aktivitetin e tij i pashqetësuar. Ndërsa grupi ku ai është dënuar për herë të parë, përbëhej nga Valentina Tufina e njohur si “Tezja e Kokainës”, Fran Mërdhoci, Alfred Mikeli, Arif Çela, Viktor Lekgega, Reald Hysolli etj.

“Baroni i Drogës” Alfred Mikeli Arif Çela Fran Mërdhoci Gëzim Çela Reald Hysolli Viktor Lekgega
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.