Do Kwon, një nga më të kërkuarit në botë nga Interpol për rolin e tij në kolapsin prej 40 miliardë dollarësh të Terra Luna gjatë majit 2022, është arrestuar në Podgoricë të enjten.
“Policia malazeze arrestoi një person të dyshuar si një nga të arratisurit më të kërkuar, shtetasin koreano-jugor Do Kwon, bashkëthemelues dhe shefi i Terraform Laps me bazë në Singapor”, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiç.
“Ish-mbreti i kriptomonedhës, i cili qëndron pas humbjeve që tejkalojnë 40 miliardë dollarë, u ndalua në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara. Kërkohet nga Koreja e Jugut, SHBA dhe Singapori”, ka shkruar Axhiç.