Arrestimet e bujshme për abuzimet me tenderat e Bashkisë së Bulqizës, kanë çuar në qeli edhe nënkryetaren Enkeleda Lleshi.
Ajo bashkë me specialistë të prokurimeve kanë bërë të mundur që tenderin e Ujësjellësit ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit
Por nga hetimet ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.