Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person për akuzat e armëmbajtjes pa leje, drogë si edhe i dyshuar për përgatitje të veprave terroriste.
Gjatë kontrolleve që janë kryer në banesën e tij, janë gjetur fishekë, telefona, peshore elektronike.
Autoritetet kanë njoftuar se vijojnë hetimet për rastin në fjalë për të zbardhur me tej përfshirjen e tij në aktivitetet kriminale.
“Gjatë kontrollit në banesën tek i dyshuari, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; qese, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar marijuanë me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB. Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.