E ardhmja e Victor Osimhen do të jetë në Arabinë Saudite. Sulmuesi nigerian gjeti një marrëveshje me Al-Ahli për një kontratë katërvjeçare me vlerë 40 milionë në sezon, me një klauzolë ndërprerjeje.
Është klauzolë e kërkuar me ngulm nga futbollisti për të mbajtur kështu të hapura dyert e klubeve europiane në të ardhmen.
Napoli po buzëqesh gjithashtu: De Laurentiis arkëton 80 milionë plus bonuse nga shitja e qendërsulmuesit para përfundimit të kontratës me Al-Ahli. Kështu përfundon një nga historitë më të gjata të merkatos së verës. Osimhen erdhi në Itali në vitin 2020 nga Lille.