Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord të enjten për të hequr kostot e romaing për përdoruesit e telefonit celular dhe internetit në vitin 2021, në një përpjekje për të harmonizuar tregun rajonal të telekomunikacionit.
Marrëveshja parashikon një shkurtim prej 27 për qind duke nisur nga 1 korriku i këtij viti dhe gradualisht heqja e shpenzimeve të roaming nga korriku i 2021.
Marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesit e Serbisë, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë gjatë një konference rajonale në Beograd. Të gjashtë vendet kanë mbi 20 milionë përdorues të telefonit celular.
Lexo edhe: Kosovë-Shqipëri, ja kur pritet të hiqet tarifa “Roaming”
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic përshëndeti vendimin e Serbisë dhe Kosovës, të cilat së bashku nënshkruan marrëveshjen, pavarësisht marrëdhënieve të tyre të tensionuara, shkruan Reuters.
Lexo edhe: Ballkani do të ketë telefonata pa roaming në vitin 2021
“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ti dhënë rajonit shansin të jetë më i zhvilluar”, tha ajo gjatë ceremonisë së nënshkrimit. Sipas marrëveshjes, kostoja e një minute për telefonata celulare dhe një njësi e transferimit të të dhënave (data) nuk duhet të jetë më shumë se rreth 0.2 dollarë, indeksuar në monedhat kombëtare, pa taksën e TVSH-së.