Tirana tashmë ka një trajner të ri. Orges Shehi do të marrë drejtimin e skuadrës.
Aktualisht Shehi ndodhet në një takim me presidentin Halili.
Ish-portieri i njohur i kombëtares që tani po shton eksperiencat në pankinë, do të emërohet zyrtarisht këtë mesjavë në stolin e Tiranës, skuadra që po vuan oshilacione pasi fitoi titullin sezonin e kaluar, e tani gjendet në diskutim për rënien nga elita.
Ish futbollisti durrsak tani 43 vjeç, fitoi balotazhin në distancë me rivalin e tij Armando Cungu. Shehi u preferua nga presidenti Refik Halili kundrejt shkodranit, edhe pse mbetet për tu parë se çfarë i kanë premtuar njëri tjetrit në akordin verbal.
Orges Shehi e nisi karrierën si trajner te Skënderbeu në 2018, ndërsa numëron një aventurë edhe te skuadra e Kukësit.