Reshjet e borës e të shiut u ndërprenë por moti me diell dhe i ftohtë solli dhe ngrica. Megjithatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se nuk ka rrugë të bllokuara, dhe zinxhirë duhen përdorur vetëm në kilometrat e fundit të aksit rrugor Ura e Cerenecit-Stëblevë .
NJOFTIMI
Njoftim mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit
Në Qarkun Korçë gjate natës nuk ka pasur reshje
Temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë.
Kompania e mirëmbajtes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen pjesore të kripës.
Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir në rrugën e Dardhës nga km 9 – km 10.
Në Veri qarkullohet pa probleme.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë (15 km e fundit).
