Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ARRSH nis të hënën punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

14:25 / October 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rruga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë ditën e hënë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, çka do të shoqërohet me bllokime të përkohëshme të trafikut në këtë aks.

Në një njoftim të publikuar në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, bëhet me dije se ARRSH do të nisë zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike”, një ndërhyrje e domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së qarkullimit dhe sigurisë rrugore në njërin prej akseve më të ngarkuara të vendit.

Sipas këtij njoftimi punimet do të nisin më 13 tetor 2025, duke sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në disa segmente të ndara si:

  • Vorë-Maminas,
  • Maminas-Sukth,
  • Sukth-Fllakë,
  • Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,
  • Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Çdo segment do të ketë kohëzgjatje punimesh nga 1 deri në 2 ditë, në varësi të kushteve teknike dhe motit. ARRSH u bën thirrje përdoruesve të kësaj rruge që gjatë ditëve të ndërhyrjes të përdorin rrugën alternative: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës, për të shmangur vonesat dhe për të lehtësuar qarkullimin.

Pas përfundimit të punimeve në kahun Vorë-Durrës, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në kahun tjetër, Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtën ndarje segmentesh dhe afate kohore. Në njoftimin e saj, ARRSH thekson se këto punime janë pjesë e ndërhyrjeve të emergjencës për rritjen e standardeve të mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore kombëtare, dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për çdo vështirësi të përkohshme që mund të shkaktohet gjatë zbatimit të projektit.

arrsh Vorë-Ura e Dajlanit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.