Ndeshje madhështore. Kështu mund të përshkruhet barazimi 2-2 mes Manchester Cityt dhe Arsenalit ne ‘Etihad Stadium’ për raundin e pestë në Premier League. Futbolli ‘bio’ ishte emocionues deri në limite, me Arsenalin që i shpëtoi fitorja vetëm në shtesën e tetë, paçka se gjithë pjesën e dytë e luajtën me një lojtar më pak.
Ndeshja filloi mirë për ‘Qytetarët’, që me Haaland kaluan në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë. Pasimi i Savinhos nuk mund të gabohej nga norvegjezi, që në 105 ndeshja ka shënuar 100 gola me fanellën e Cityt.
Kur u duk se ‘Topçinjtë’ ishin në tapet, perla e Calafiorit nga jashtë zone barazoi ndeshjen në minutën e 22-të. Gabriel në shtesën e parë shënoi golin e dytë për Arsenalin, duke heshtur pjesën blu të stadiumit.