Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Arsyeja përse Sali Berisha është kaq i qetë pas 11 Majit

22:10 / May 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
672 380 1747050908xberisha 459
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Sali Berisha është shumë i relaksuar. Nëse i hidhni një sy intervistës së tij tek “Opinion” i Fevziut, dukej sikur kishte arritur ëndrrën e jetës së tij. Bënte humor, thoshte pa iu trembur syri marrëzira të tipit që “Lista e PD me Flamurin, Vokshin, Klevisin, Palokën etj., është më e mira e 35 viteve të PD”, apo bënte humor të tipit që do rrëzojmë Edi Ramën dhe do bëjmë qeveri teknike.

Nuk është e lehtë të kesh këtë nivel humori pas një humbjeje dërrmuese si ajo e 11 majit. Madje dhe fitimtar të jesh, të vjen pak keq për PD-në dhe përmbahesh në humorin e zi ndaj saj.

Sali Berisha nuk përmbahet.

Ai është tërësisht i qetë dhe ndjehet i përmbushur nga ajo që ka ndodhur. Dhe në fakt e ka përmbushur objektivin e vet. Qëllimi i tij ishte të mposhte çdokënd brenda PD-së që nuk pranon autoritetin e tij dhe të jetë i qetë si humbës i pushtetit, por fitues i opozitës.

E vetmja ditë e tensionuar e tij pas zgjedhjeve ishte e hëna, kur përsëriti se ai do largohet vetëm kur ta marrë Zoti, dhe ishte nervoz se mendonte se dikush do ta kundërshtonte.

Jo vetëm që nuk e kundërshtuan, por tani janë vënë në radhë kush të argumentojë më mirë dhe më fort, që Berisha nuk duhet të ikë dhe se pa atë PD është e vdekur.

Kjo është e vetmja gjë që i duhet Berishës. Nuk i hyn në punë as fati i PD-së, as fati i demokratëve 12 vite rrugëve, as kush nga PD-ja ka marrë më shumë vota apo më pak vota. Atij i duhet të rrinë urtë, të thonë që na duhet Berisha dhe ai të vazhdojë përpara betejën me drejtësinë, duke i kërcënuar në emër të PD-së.

Është kjo arsyeja që e ka relaksuar atë në kontrast të thellë me fytyrat e nxira të PD-së dhe nervozizmin e tyre. Të gjithë janë nervozë: si do e bëjnë këtë betejë për qeveri teknike, si nuk do njohin zgjedhjet por do bëhen deputetë, si do rrëzojnë Edi Ramën, si do paguajnë LaCivitën, si do heqin “non grata”-n e Berishës etj., kurse ai është tërësisht i qetë.

Ai ka marrë atë që ka dashur, natyrisht duke i lënë të gjithë rrugëve, në rresht për një pas tij. Ndaj ka arsye të ndjehet se ka fituar… mbi PD-në.

arsyeja Kaq Mero Baze qete Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë

13:24 / February 7, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.