Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Arta Dade u ngrys, Gramozi tha…’, Rama tregon si hyri në PS

12:30 / March 21, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
67dd24c5591dbpage 696x393 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur ditën e djeshme me një vizitë në shtabin e PS në Njësinë 2 në Tiranë. Rama mori stimul nga një i ri që i ishte bashkuar rishtazi PS përmes platformës “Deputeti që duam”, për të treguar historinë e anëtarësimit të tij në këtë forcë politike në vitin 2003, kohe kur edhe shpalli kandidaturën për kryetar.

“Ja ku jam unë shembulli. Betejën e parë për partinë… më lanë rrugëve më lanë. Më linin tek shkallët. Këtu te Njësia 2. Me atë kryetarin e organizatës. Merr Musa Ulqinin pyete. Unë vajta te organizata. I thashë Musait, Musa: ‘Ka kjo partia juaj zyra organizatash’. Po ka më tha. I thashë nesër unë dua të anëtarësohem në PS. Sa kisha fitu zgjedhjet e 2003.

Vete aty unë, më morën, më regjistruan. S’dinin këta të shkretët se ça po i vinte, se këta e kishin këtu vjen njëherë rri tre vite, rritesh, masanej shohim. S’kishte atëherë ‘Deputeti që duam’. Edhe dal te dera, i thashë unë shpall sot kandidaturën për kryetar të PS. Pas një muaj ishte kongresi.

O nëne, o nëne. Gjithë ajo kërkesa, se bëheshin zgjedhjet lokale, thuaj Ramës të vij. U bë një vakum rreth e rrotull. Vetëm Ben Blushi ishte që i rezistoi vakumit. Musai e mbante veten, po prapë me një farsoletë fshinte pak mollëzat”, rrëfeu Rama.

Pas një telefonate, me ish-deputetin Musa Ulqini, Rama zbuloi edhe emrin e kryetarit të organizatës që e regjistroi si anëtar të Partisë Socialiste, i cili quhej Kismet Meta, e për të cilin kryeministri tha se i është bërë atij “kismet” me emrin e tij biblik.

Më tej shefi i qeverisë tregoi edhe rrugëtimin për në krye të PS, që nisi me shumë kundërshti nga “xhaketat e vjetra”, asokohe të rreshtuar krah Fatos Nanos, duke përmendur një episod në mbledhjen e PS në Ballsh.

“Edhe shkoj unë te konferenca. Ku kishte atëherë të futeshe në konferencë. Më tha s’futesh dot ti këtu. Më thoshin ti je anëtar i zakonshëm i PS, nuk kandidon dot. Edhe u mblodh kryesia. Arta Dade ishte e deleguar aty, ishte ngrysur nga rreziku që po i kanosej partisë. Po më ka mbështet pastaj. Nuk më linin të hyja, pastaj në fund fare më lanë të hyja, po më tha Gramozi do hysh, po mos kujto se aty brenda po të presin ty.

Unë hyra, ata: ‘Tradhtar, tradhtar, mosmirënjohës, haram’. Në fund fare s’kisha firmat. S’më jepnin firmat. Unë te shkallët e Kongresit, këta ma bënin bëre gjë për firmat. Derisa në fund mi dhanë firmat, mora 6%, 40 e ca vota. Dhe dy vjet ishte black-out. Pastaj gjërat rrodhën”, rrëfeu Rama, si për të treguar se tanimë hapja e PS përkundrejt të rinjve është bërë një proces normal dhe qarkullimi i brezave nuk vjen me aq shumë sfida sa më parë.

“Normalisht ti je këtu brenda, se me Partinë e Nares atëherë do ishe në rrugë duke prit atje. Do kaloja unë do të largonin këta, do të thonin ik o djalë piqu njëherë”, i tha Rama, Elton Spahiut që vinte nga platforma “Deputeti që duam” si prurje e re në PS.

arta dade Edi Rama gramoz ruci kryetar PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.