Arta Marku ka dorëzuar kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kështu znj. Marku është kandidatura e katërt që depoziton dokumentacionin për të hyrë në garën që mbetet e hapur deri në mes të majit. Lajmi bëhet i ditur nga News 24.
Lexo edhe- Gara për Prokuror të Përgjithshëm, kush janë 3 kandidatët që sfidojnë Markun
I pari që u regjistrua si kandidaturë ishte Olsian Çelaj, i njohur për mjaft dosje të bujshme por dhe sfidës gjyqësore me Arta Markun.
Pas tij u regjistrua për kandidim dhe Fatjona Memçaj, prokurore e Apelit e Tiranës, dhe avokati Lulzim Alushaj.