Gazetari Artan Hoxha, deklaron se shqiptarët që janë në kërkim për krime të rënda dhe trafik droge lëviznin të lirë në luksin e Dubait. Hoxha i cili ka qenë në Dubai thotë, gjithashtu se shqiptarët e kërkuar lëviznin me makina të blinduara dhe luksoze të cilat kushtojnë nga 200 deri në 800 mijë euro.
Duke folur për luksin e shqiptarëve të njohur në botën e krimit që jetojnë në Dubai, gazetari Artan Hoxha u shpreh se ata i shfrytëzojnë në maksimum të mirat materiale që u siguron ‘Emirat e Bashkuara’.
Sipas Hoxhës bosët e krimit shqiptar në Dubai, arrijnë të marrin edhe vajzat e “Showbizit” shqiptar në mënyrë që të shijojnë luksin ashtu siç duan.
Mes të tjerash Hoxha ka theksuar, se një pjesë e mirë e shqiptarëve atje kanë marrë edhe familjet duke u zhvendosur përfundimisht.