Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Artan Hoxha flet për planin e ekzekutimit të Albin Kurtit: Kam pasur kontakte me “autorin” e përmendur në e-mail

22:20 / September 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artanhoxha albinkurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar informacionet e publikuara nga e-mail-et e Gledis Nanos ku sipas tyre ishte planifikuar një atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Hoxha është shprehur se kjo ka qenë një ngjarje e stisur, teksa shton se ka pasur kontakt me personin e përmendur në këtë e-mail si autor i dyshuar që do kryente vrasjen.

Hoxha tha gjatë një interviste për emisionin “Pressing” në Kosovë, se Prek Kodra është një gjahtar i thjesht i cili nuk rezulton të jetë dënuar më parë.

Artan Hoxha: Aksioni do kryhej gjatë 4 muajve. Do vritej zoti Haxha, më pas Xhavit Haliti dhe në shenjë hakmarrjeje edhe kryeministri i Kosovës. Ky informacion i ka shkuar Gledis Nanos nëpërmjet arkivës elektronike të Policisë së Shtetit. Një nga dokumentet që u publikua është kjo gjë. Aty bëhej gati e sigurt që nga Shqipëria po organizohet një ngjarje e tillë. Personi që ishte lokalizuar si ekzekutori i kësaj historie, Prek Kodra, relatohej si snajperisti më i mirë Shqiëprisë, i cili dyshohej për një atentat me spanjper në Rrëshen e në Elbasan. Dyshohet për atentatin ndaj Kastriot Reçit, që nuk është zbuluar as sot. Arma ka rezultuar e marrë në Kosovë.

Në atentatin tjetër të dështuar në Elbasan ndaj Ardjan Çapja. Po ta shikosh në këtë formë, ta mbushte mendjen që ky, se s’kishte as foto të Prekës, gjatë ditës së djeshme kam kontaktuar me të. Dhe sot kam menduar ta sjell apo jo në Kosovë.

Për mua është një histori e stisur. Albin Kurti është kryeministri i Kosovës, e pastë jetën e gjatë, nuk ka pasur asnjë fije rreziku që i vinte nga një shtetas i Shqipërisë. Personi i cili është vënë në epiqendër, është një gjahtar, kaq. Nuk është as snajperist, nuk ka qenë në forcat speciale të Republikës së Shqipërisë, nuk ka qenë as i dënuar. Prek Kodra dje më ka treguar që është vënë në dijeni të kësaj historie ditën që është publikuar nga hakerat iranianë informacion që i ka shkuar drejtorit të Policisë së Shtetit.

Albin Kurti Artan Hoxha ekzekutimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.