Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një lidhje live në emisionin “Opinion” ku edhe i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.
Në studio është i ftuar analisti Artan Hoxha dhe moderatori Blendi Fevziu, të cilët i bënin pyetje kreu të qeverisë vetëm disa momente pasi ai prezantoi planin ekonomik për të përballuar ngjarjen e koronavirusit.
Në një moment Artan Hoxha kollitet, gjë që panikos edhe moderatorin, i cili i tërheq vëmendjen menjëherë.
“Tani mos u kollit se…,”-tha Fevziu.