Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Artan Hoxha: Ja si e gjeta audion e urdhrave të vrasjes më 21 Janar

22:30 / January 25, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë për “Shqip”, gazetari Artan Hoxha tregoi se si ai regjistroi provat gjatë protestës së 21 janarit. Pavarësisht se nuk kishte mjetet e duhura për të regjistruar Hoxha thotë se ai arriti të kapë disa momente kyçe nga protesta. Ai thotë se në një moment iu desh që të hiqej si babai i Aleks Nikës për të dëgjuar një regjistrim në diktofon.

“Unë mendoj që profesioni që ne kemi dhe që na diferencon nga profesionet e tjera është sepse profesioni jonë ka disa standarde, ka disa kritere, virtyte që nuk i kanë profesionet e tjera dhe ndër to hyn karakteri, pasioni që duhet të kesh, së treti është kuraja dhe profesionalizmi që duhet t’ i shoqërojë të tria bashkë që të jesh në krye. Ti e përmende skenën e famshme të 21 Janarit, nëse kujton dhe atë foton që kemi bërë tek tavolina e puçit. Në fakt unë kam një “ves”, që dokumentoj çdo gjë, për shembull m’u desh ta bëja pa leje, babanë e Aleks Nikës duke dëgjuar regjistrimin në diktofon dhe në një moment u bëra pishman pse e bëra pa leje. Dhe më pas kur u publikuan transkriptet e përgjimit dhe kur pash reagimin atëherë për fat të mirë, nxora atë pjesë sepse nuk duhet të nxirrja provën. Edhe në 21 janar ndodhi e njëjta gjë. Tek ajo tavolina e famshme kemi bërë 3 shkrepje në kënde të ndryshme ku në një moment të caktuar, sepse në atë tavolinë u ulën dhe u ngritën shumë njerëz të asaj kohe, duke përjashtuar një grup të vogël që ishin dhe për shkak të punës aty, që qëndruan gjatë gjithë kohës aty sepse ndërkohë ishin dhe në detyrë. Prandaj në atë moment ato foto kanë kapur atë situatë që ka qenë aty. Sigurisht që po të kishim përdorur më shumë materiale atë ditë, unë për fat të keq përdora në atë kohë një telefon dhe derisa ma mori prokuroria në 2016, ishte një telefon Samsung i vitit 2000 dhe ai nuk kishte internet, asgjë, po unë e mbaja vetëm në radio duke qenë se jam dhe tifoz sporti. Pra e përdorja vetëm për telefon dhe radio. Por atë ditë do të më ishte dashur shumë. Kam patur një celular tjetër që ishte orë dore, pra ishte me kamerë dhe ai me memorien ishte i kufizuar dhe mori sa mundi sepse ishte për distanca të afërta dhe këndi që u vendosa unë atje sipër në fakt ishte pak distance e madhe kisha një kamera dore tjetër në të cilën kam filmuar ato pjesët e tarracave në fillim edhe ajo ka kasetë 60 minutëshe dhe në fakt ajo protesta zgjati më shumë se sa mendonim ne. Pra janë shumë detaje ndonjëherë, shumë element të punës tonë që të bëjnë që nga eksperienca ti të jesh i përgatitur për atë gjë, nuk e dija se çfarë do ndodhte në 21 Janar, unë kisha një informacion dhe mbi atë informacion kisha bërë një deduksion dhe mbi deduksionin kisha një lloj luhatje që atë ditë do të ishte një protestë jo e zakonshme sepse situata politike në vend ishte shumë e ngarkuar. Më tepër ajo (PS) duhet ta bënte për të shtyrë militantët e vetë mbrapa që kishin që fillimin e dhjetorit duke u predikuar vazhdimisht. Mbaj mend disa batuta që ka përdor ish kryeministri Berisha në atë kohë në parlament”, tha Hoxha.

21 janar Artan Hoxha Audio
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.