Gazetari Artan Hoxha bën me dije se është thirrur sërish në zyrat qendrore të Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Hoxha u shpreh se arsyeja është denoncimi që kishte bërë tre vite më parë në mediat britanike se narkotrafikantët shqiptar po përdornin si mjet komunikimi, rrjetin e kriptuar SkyeCC.
Postimi:
Rikthim pas më shumë 14 muajsh në zyrat qendrore të Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës. Keta shejtanër mbajnë shënim çdo gjë dhe kanë memorie të fortë. E kishin regjistruar, që 3 vite më parë pata denoncuar në median britanike Daily Express, se narkotrafikantet dhe krimi i organizuar shqiptar, për të shmangur gjurmimin e agjencive europiane të ligjit, po përdornin si mjet komunikimi, rrjetin e kriptuar SkyeCC.
I kanë mbushur arkivat me komunikimet e krimit të organizuar shqiptar në rrjetin e kriptuar SkyeCC aq plotë, sa tani nuk po ja dalin as t’i selektojnë. Gjithsesi, më pritën mirë.
Por se ç’u tha dhe se ç’u bë aty brenda, as mbaj mend gjë, as mbajta shënim gjë. Rëndësi ka që këta federalët e Belgjikës, u janë qepur keq këtyre tanëve, sepse e kanë kthyer portin e Anverses si porti i Durrësit. Lëre pastaj plot “Xhevahire” që janë kapur “pa dashje” për funksionarët shtetërorë dhe politikanët e Shqipërisë. Gjithsesi, më mirë do të bëhet.