Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Artan Hoxha tregon prapaskenat: Çfarë ndodh brenda dyerve të SPAK dhe kur mbyllet dosja ‘Meta’

21:37 / April 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha komentoi në një emision televiziv çështjet për të cilat hetohet Kryetari i PL-së Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Gazetari u shpreh se kjo çështje është shumë më e hershme, është një çështje që e ka pasur vetë z. Dumani kur ka qenë prokuror i thjeshtë.

Çështja CEZ-DIA është një çështje ku hetimet kanë ecur shumë , është dosja numër 55. Pavarësisht se vëmendja është fokusuar te Meta çështja është shumë komplekse dhe janë fokusuar shumë persona të tjerë aty.

“Ajo dosje varet deri në çfarë niveli e zgjeron dhe e çon hetimin. Aty ka qenë kryeministër z. Berisha dhe z. Meta ishte ministër. Më pas ka ardhur në qeveri z. Rama dhe ministër z. Gjiknuri. Ishte OSHEE. U privatizua dhe u bë CEZ ku për shkak të borxheve hyri një kompani DIA që të bënte të mundur mbledhjen e këtij borxhi.”

Meta e kishte si strategji të tijën për të pasur vëmendje në rrjetet sociale nisi të godiste SPAK, duke thënë SPAKU-torollaku, duke kërkuar një vëmendje maksimale.

Kreun e SPAK-ut, tha Hoxha e kanë goditur dhe të tjerët por z. Meta është i vetmi person që i ka pasur të gjitha funksionet e shtetit shqiptar dhe i rritur në politikë që 22 vjeç, që e njeh shumë mirë funksionimin dhe hierarkinë e shtetit.

“Ilir Meta gjithmonë ka njerëz nga pas. Ilir Meta pa skraparllinjtë është i mbaruar. Meta nuk ka një bosht ideologjik por funksionon me grupime njerëzish. Në mëngjes Ilir Metë mund ta gjesh në Has me disa njerëz me influencë në zonë dhe në darkë mund ta gjesh në Konispol duke bërë një tjetër takim atje,” u shpreh z. Hoxha.

Artan Hoxha cifti meta spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.