Ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare Nexhmije Pagarusha.
Legjenda e muzikës e njohur vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë ndërsa sot ka ndërruar jetë. Pagarusha do mbetet në mendjen e shqiptarëve si ‘bilbili’ i muzikës shqipe.
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.