Endri Fuga, drejtori i komunikimit me mediat në Partinë Socialiste ka kërkuar një hetim të plotë për paratë ruse që kanë sponsorizuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, të cilës media gjermane “Bild” i dedikoi një artikull. Në një status në Tëiterr, Fuga shkruan se tashmë është gjithçka e qartë.
“Jo per gje, por sic thote Lulzim Basha “kur e shkruan Bild eshte e vertete”. Dhe tani Bild thote se Basha perdori 675 mije euro kunder integrimit te ShqiperiseU bë e qartë tani! Kishte para ruse që sponsorizonin Lulzim Basha në një fushatë kundër rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kërkohet një hetim i plotë dhe i pavarur,”- shkruan Fuga, duke cituar fjalët që përdorte kryedemorkati në kohën që “Bild” publikoi përgjimet për dosjen “184”.
Media gjermane “Bild” ka vwnw sot nw skaner çështjen e lobimit të Partisë Demokratike që kryesohet nga Lulzim Basha. Në artikullin e publikuar, media gjermane zbërthen të gjitha lëvizjet e Bashës, teksa shton se ky lobim është bërë për të ndaluar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, përsa kohë që qeveriset nga kryeministri Edi Rama.