Kosova dhe Shqipëria dy shtete të afërta me njëra-tjetrën, kanë afruar edhe shumë yje të showbizit me njëri-tjetrin.
Shembull tipik i këtyre çifteve mund të themi që është reperi nga Kosova, Getoar Selimi, i cili duket se i pëlqejnë shumë gocat nga Shqipëria pasi ai ishte në lidhje dashurie me këngëtaren Elvana Gjata e tani është i martuar me prezantuesen shqiptare, Marina Vjollcën.
Genc Prelvukaj së fundmi ka bërë publike lidhjen dhe fejesën me këngëtaren Eni Koçi. Këngëtarja Vesa Luma tani është gruaja e këngëtarit Big Basta me të cilin ka një djalë. Edhe bashkëshorti i Alma Bektashit, Sokoli, është Shqiptar. Permendim lidhjen dhe ndarjen e Mc Kreshës me Rozana Radin bëri bujë shumë të madhe.
Një ndarje tjetër që mori shumë vëmendje ishte edhe e Brunos me aktoren kosovare, Arta Nitaj, e njohur si “Xhesika”. Këngëtari, Seldi, të cilit nuk po i ecin mirë lidhjet e dashurisë, ka pasur dy fejesa të dështuara. Njërën me vajzën e deputet Milaim Zeka, Dafinën e tjetra me këngëtaren Mimoza Shkodra.
Lidhja e cila nuk është konfirmuar kurrë mirëpo ka shumë spekulime është ajo e prezantueses Luana Vjollca me biznesmenin Krenar Çoçaj i cili më parë ishte i lidhur më këngëtaren Dafina Zeqiri. Inva Mula, sopranoja me famë botërore, ka shuar çdo dyshim në lidhje me martesën e saj me biznesmenin kosovar, Ethem Ramadani. Këngëtari Kastro Zizo me prezantuesen Erleta Hoti. Si dhe aktorja e njohur Arta Muçaj me kantautorin Bojken Lako.