Artisti lezhjan Gjovalin Dushaj, ka ndërmarr një mison për të sensibilizuar opinionin për personat me aftësi ndryshe. E këtë do ta bëjë duke udhëtuar nga Lezha në vendlinjden e tij Pukë në këmbë.
Sfidën për të përshkuar 70 kilometra në këmbë e nisi dy orë para mesnatës të së shtunës. Rruga kalon nëpër male, por Gjovalin Dushaj thotë se do ia dalë. Më e vështirë është segmenti në superstradë deri në Bushat. Kurse pjesa tjetër në rrugën e vjetër nacionale thotë se do të jetë e bukur.
Artistin e përcolli bashkëshortja e tij, që sigurisht i dha bekimin për një udhëtim të mbarë. Gjovalin Dushaj, është një artist që la Pukën për të jetuar në Lezhë, por që asnjëherë nuk e ndërpreu artin e tij. Kryesisht në tekse këngësh, regji, komedi. Autor i disa librave, skenograf i shumë eventeve në dyzimin e jetës së tij artistike mes Lezhës dhe Pukës.