Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Artur Ajazi /Shumica ndërton, pakica zhurmon, kjo po ndodh në Shqipëri

17:22 / December 9, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nga ARTUR AJAZI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga ARTUR AJAZI

Ajo ç’ka po ndodh prej 6 vitesh në këtë vend, natyrisht nuk ka vend shumë për komente dhe “opinione” të atyre që nuk e njohin shtetin, nuk njohin dhe nuk kanë zbatuar asnjëherë ligjet e shtetit, dhe atyre që kanë 30 vjet që bëjnë vetëm zhurmuesin.

E ndërsa Edi Rama, e mori pothuajse nga zero shtetin për nga niveli i njohjes dhe zbatimit në terren të ligjeve kushtetuese, duket se bilancet sot janë më shumë se pozitive.

Shqipëria e kaosit ndërtimor, e rrumpallës institucionale, e mbingarkesës së administratës publike, Shqipëria e zyrtarëve defiçentë që merreshin me punët e veta dhe të familjes, i është kthyer normalitetit institucional, duke hyrë vrullshëm falë vullnetit të Ramës, rrugës së reformave rradikale. Nuk ka zbatim të reformave pa “dhimbje”, pasi e kundërta ka ndodhur në kohën e rrumpallës, në kohën e zaptimit dhe rrënimit të territorit nga barbarët, duke i dhënë vendit një pasojë të paparë katastrofike.

Prej 6 vitesh shqiptarët janë dëshmitarë të një rruge të gjatë dhe të vështirë nga ku ka lindur shteti ligjor, nga ku ka lindur drejtësia e re, angazhimet e reja për cilindo që meriton të vlerësohet. Përballë një pakice abuziviste, e cila ishte mësuar me rehatin e kulltukut, që ishte mësuar me pazaret e asaj ç’ka ishte e detyrueshme me ligj, përballë një pakice e cila zhutmon gjithçka që lidhet me reformat dhe progresin, Edi Rama ka vendosur të ecë përpara, ka vendosur të ndërtojë edhe kur shembet diçka, ka vendosur të ndërtojë nga e para, mbi gjithçka shtetin ligjor. Ata që vendosin të shikojnë përpara, asnjëherë nuk ndikohen nga zhurmuesit pa “kabëll”, aq më tepër kur “cicërimat” vijnë nga ish-godina e Ushtrisë Popullore.

I vendosur të ndjekë ëndrrën e tij europiane, Edi Rama ka 6 vjet që nuk ngurron të ftojë (por ama jo ti lutet) ish-opozitën zhurmuese, të bëhet pjesë e ndertimit të shtetit ligjor, të bëhet pjesë e reformave dhe europianizimit të Shqipërisë. Ngjarjet e fundit të tërmetit të 26 Nëntorit, treguan sa mbështetje popullore dhe ndërkombëtare kishte patur Edi Rama. Askush nuk e kishte besuar se Rama kishte arritur të bënte miq “për kokë” europianët dhe amerikanët, aziatikët dhe latinët, që nuk ngurruan të vinin në Tiranë me mbështetje njerëzore, logjistike dhe materiale, për t’ju gjendur shqiptarëve në ditët e qametit.

“Edhe nga dheu do ti nxjerr paratë dhe do ta ndërtoj gjithçka nga e para”. Ai që gjithmonë ka premtuar ndërtimin, ai që gjithmonë ka vendosur të shembë të vjetrën dhe tja nisë nga e para, edhe kësaj here mbeti i tillë. Fatkeqësia kur bie, kërkon të “ndezësh motorrët” dhe të ringrihesh, ndryshe të vuri poshtë. Askush nuk e kishte besuar se, do të mbahej kaq shpejt konferenca e donatorëve në Stamboll, nga e cila Edi Rama erdhi edhe më i fortë, edhe më i mbështetur se kurrë.

Të vetmit që nuk e besuan dhe nuk besojnë, të vetmit që nuk e ndihmuan dhe nuk po e ndihmojnë, të vetmit që po e pengojnë me çdo mjet vendin të ringrihet, janë njësitet e zhurmuesve në SHQUP.

I vendosur të mos qaset pranë fatkeqësive të mijëra shqiptarëve, dhe të tallet me “plane dhe projekte me 3 dhe 5 pika”, duket se kryezhurmuesi edhe kësaj here ishte i dobët para Ramës, edhe kësaj here ai nuk mundi të “arratiset” nga bodrumi Doktorit, për të zhbërë formalisht disa prej mëkateve të vjetra.

Ata që kanë 30 vjet që rrëmbejnë gjithçka njerëzore, duke nisur nga festat, pushtetet, postet, pronat dhe pasuritë e vendit dhe të shqiptarëve, ata nuk mund të jenë me ndërtimin, ata duan rrënimin, ata nuk mund të jenë me gëzimin dhe rikthimin e jetës normale, pasi janë mësuar me errësirën, zhgënjimin, trishtimin, bllokimin, dështimin.

Artur Ajazi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.