Artur Meçollari u sulmua nga ish kryeministri Sali Berisha kur u bë pjesë e grupit negociator për çështjen e detit me Greqinë dhe emri i tij rikthehet në vëmendje të demokratit.
Në një status në Facebook, Berisha thotë se ai do të emërohet zv.komandant i Forcës Detare, ndërkohë që Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka çuar për shkarkim emrin e kreut të kësaj strukture, Ylber Dogjani.
Statusi i plot i Berishës:
Spiuni Artur Meçollari emrëohet nga Zografi bis de facto Komandant i Forcës Detare të vendit!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb
Përshëndetje dr.Ju bëjmë me dije se Artur Meçollari, i përfolur si spiun i agjenturave të huaja(biles i liruar njëherë nga ushtria për këtë fakt) dhe së fundi i përfolur si shërbëtor e spiun i grekëve gjatë angazhimit të tij në grupin teknik të Shqipërisë për demilitimin e ujërave ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, sapo u emërua Zv/Komandant i Forcave Detare. Ky emërim i bërë nga ministrja Xhaçka bëhet në një kohë kur Ministrja i ka kërkuar Presidentit të Republikës shkarkimin e Komandantit të Forces Detare Gjeneral Major Ylber Dogjani. Qëllimi është i qartë, parapërgatitjen e zotit Meçollari për Gjeneral dhe komandant Force, duke mundësuar kështu, ushtrimin e kompetencave të plota nga ana e tij, në ushtrimin e përgjegjësive të komandi-kontrollit në drejtimin e Forcës Detare, e cila në misionin e saj ka mbrojtjen e sovranitetit detar dhe kryerjen e Rojës Bregdetare.
Ju lutem ndërhyni sa më parë, pasi nuk mundet t’i besohet një përgjegjësi kaq e rëndësishme një njeriu të dyshimtë për lidhje agjenturore dhe plot rekorde të tjera negative të njohura tashmë nga gjithë korpusi ushtarakëve dhe pse jo opinioni publik.
Një veprim i tillë cënon rëndë integritetin moral dhe besushmërinë e Forcave të Armatosura, si një strukturat me serioze të shtetit.